Flash

Conte shpërthen kundër Inter: "Gabime të rënda në programim, ta kuptojnë ata që duhet ta kuptojnë"

Lapsi.al 6 November 2019
Conte shpërthen kundër Inter: "Gabime të rënda në

"Ndodhi edhe në Barcellona, edhe më keq këtu sepse ishim në avantazh të dy golave. U lodha duke thënë të njëjtat gjëra. Të vijë ndonjë drejtues e të thotë dicka". Antonio Conte shpërthen inatin e tij dhe i dërgon një tjetër mesazh shoqërisë, pas humbjes së Inter në Dortmund. "Mund të ishte programuar cdo gjë më mirë – vazhdoi ai – Nuk dua të nxjerr alibi, shpresoj që këto ndeshje ti bëjnë të kuptojnë gjërat atyre që duhet të kuptojnë".

I ashpër në fraza ndaj shoqërisë zikaltër, drejt mungesës së alternativave në skuadër dhe mesazhi është i pagabueshëm: “Të gjithë kanë dëmtime, jo vetëm ne, por ata nuk i ndjejnë, ndërsa ne po”. Conte në anën tjetër duket shumë i kënaqur me mënyrën e lojës së skuadrës, pavarësisht humbjes në Dortmund: "E kam të vështirë ti them ndonjë gjë lojtarëve, duhet vetëm ti falenderoj për atë që po japin – ka thënë tekniku i Inter pas ndeshjes – ecim përpara, vazhdojmë të punojmë, më shumë se të punojmë nuk mund të bëjmë. Janë bërë gabime të mëdha, nuk mund të bëjmë Champions e kampionat me kaq pak lojtarë. Lojtarët mund të më thonë, ‘thuaj faleminderit që jam në dispozicion'. Lodhja u pa në një fushë të vështirë si Dortmund. Përforcime? Nuk kam kërkuar asgjë por lexoj nëpër gazeta elozhet për merkaton që kemi bërë. Ndërsa të gjithë kemi gabuar dicka kur programuam sezonin".

Të këshilluara

Video/ Hakimi përmbys Inter në Dortmund

Borussia Dortmund përmbys gjithcka në pjesën e dytë dhe Hakimi shënon golin e tretë në një aksion spektakolar, në kombinimin me Sancho. Marokeni shënoi përballë...

22:39

Video/ Barazon Dortmund, Inter në telashe

Borussia barazon rezultatin me një nisje spektakolare të pjesës së dytë. Pas Hakimit, ishte radha e Brandt që shënoi golin e 2-2 në minutën e 64, duke shfrytëzu...

22:26

Video/ Inter hesht Dortmundin para pushimit

Inter po merr një fitore të madhe në Dortmund, në kohën kur 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë zikaltrit kanë shënuar edhe golin e dytë. Në minutën e 4...

21:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI