Flash

F1 Meksikë: Verstappen niset i pari, por ka një mister që mund ta penalizojë

Lapsi.al 26 October 2019
F1 Meksikë: Verstappen niset i pari, por ka një mister që mund ta

Max Verstappen do të niset në pole position në GP të Meksikës. Piloti i Red Bull ka dominuar kualifikueset, duke e mbyllur në 1'14''758 e duke mbajtur pas Ferrari të Leclerc e Vettel. Koha e katërt për Mercedes të Hamilton, që të dielën ka mundësinë të fitojë titullin e gjashtë kampion. I gjashti Bottas me Mercedes, që u përplas keq me murin në fund të Q3, fatmirësisht pa pasoja.

Ishin kualifikuese të tensionuara, të ndikuara nga një "mister" në fund. Pas incidentit të Bottas, në fakt, u hsfaqën flamujt e verdhë e Verstappen ishte piloti i vetëm që nuk e uli ritmin, duke bërë madje kohën më të mirë në sektorin e tretë. Asnjë hetim i menjëhershëm, por një sjellje që, me rregullore, mund ti kushtojë jo vetëm fshirjen e kohës së fundit (që do ti hiqte pole position), por edhe një penalitet në start, për mos respektim të kushteve të sigurisë.

Ferrari presin tashmë një vendim të komisarëve, pavarësisht se ishin favoritet për të marrë vendin e parë. Leclerc bëri një xhiro të mirë në tentativën e parë në Q3, Vettel po përmirësohej në të dytin, përpara se përplasja e Bottas të ngrinte gjithcka, por me shumë mundësi nuk do ishte në gjendje të sulmonte kohën e Max.

Seb e Charles megjithatë mbajtën pas dy makinat Mercedes, me Hamilton që do të niset i katërti, në kërkim të atyre 14 pikëve më shumë për Bottas, që do ti dhuronin titullin e gjashtë. Për Valtteri një frikë e madhe e tërbimi për një vend të gjashtë zhgënjyes, pas Red Bull të Albon. Pilotët e tre skuadrave më të mira do të nisin të gjitha me goma të mesme, në një garë që parashikohet interensante dhe e bazuar në strategji e pit-stop.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI