Flash

"Nuk e dija që ishte stadium": përjashtohet parashutisti i Mapei Stadium

Lapsi.al 22 October 2019
"Nuk e dija që ishte stadium": përjashtohet parashutisti i

Prokuroria e Reggio Emilia ka nisur procedurat për ndalimin e marrjes pjesë në aktivitete sportive kundër parashutistit, që të dielën e kaluar zbriti në fushën e Mapei Stadium, gjatë ndeshjes së Serie A mes Sassuolo e Inter. Protagonist i kësaj ndërhyrje jashtë programit ishte një 36 vjecar, rezident milanez, që ishte nisur me veshjen speciale nga aeroporti i afërt "Campovolo".

Kundër tij është një denoncim për invazion fushe në kohën kur "aksioni i ndërmarrë mund të rrezikonte rëndë publikun e shumtë prezent në stadium dhe lojtarët në fushë", ashtu si lexohet në komunikatën e lëshuar nga Policia. Parashutisti ekspert, me më shumë se 900 hedhje e 10 vjet eksperiencë, ishte justifikuar, duke treguar për shtypin lokal se ka patur "një problem të lehtë me fluturimin" pas hedhjes e se në atë pikë zgjidhi një "ulje emergjence" edhe pse nga lart "nuk e kishte kuptuar se ai kuadrat jeshil ishte një stadium".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI