Flash

Von der Leyen shuan shpresat e Shqipërisë: S’ka shenja pozitive për negociatat

Lapsi.al 17 October 2019
Von der Leyen shuan shpresat e Shqipërisë: S’ka shenja pozitive

Ursula von der Leyen, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, Von der Leyen tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike.

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv,” - ka deklaruar Ursula von der Leyen.

Franca pritet të zyrtarizojë nesër votën kundër hapjes së negociatave me Tiranën dhe Shkupin, ndonëse pothuajse të gjitha shtetet e tjera anëtare kanë dhënë mbështetje.

Të këshilluara

Vidhen 2 makina luksi në 24 orët e fundit

Dy makina luksoze janë grabitur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një “Benz” në ngjyrë të zezë me targa AA 183 YO, që është vjedhur pas ...

17:39

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI