Një punishte është bllokuar ditën e sotme në bllokuar në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në kuadër të aksionit antiformalitet, ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i saj Gëzim Bala 61-vjeç.
Punishtja prodhonte produkte ushqimore të ndryshme si turshi, salca, etj, të cilat tashmë kanë bllokuar nga policia.
Bllokimi i produkteve u bë për arsye se ato ishin në kundërshtim me ligjin, ndërkaq sipas policisë, ky nuk është rasti i parë që kjo punishte bllokohet pasi që një gjë e tillë është bërë edhe në mars të vitit të kaluar, po për këtë arsye, por aktivitetin e ka vijuar sërish. Operacioni është realizuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ndërkohë personi do të procedohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.