Flash

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

Ngjarja në Kavajë, Gjykata cakton masën për Marsida Qatjan

Lapsi.al 17 October 2019
Ngjarja në Kavajë, Gjykata cakton masën për Marsida Qatjan

Pak orë pasi publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe dashurie, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë "detyrim paraqitjeje" për Marsida Qatjan, gruan e përfshirë në ngjarjen tronditëse të një jave më parë në qytetin e Kavajës.

Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e organit të akuzës, pasi në disa mesazhe të publikuara nga vetë Qatja, bashkëshorti, që gjendet i burgosur në Gjermani, i kërkon që ajo të marrë pasaportat dhe të shkojë dhe ta takojë.

Prokuroria gjithashtu i ka kërkuar Qatjas, që të mos flasë më në media për ngjarjen, pa u sqaruar fillimisht nga autoritetet shtetërore. Qatja është nën akuzë për përshtatje të ambjenteve të banesës për konsumim droge.

Në banesën e saj, një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë, Dritan Haxhollin dhe me një të plagosur, policin e burgjeve Bledar Toçi. Lidhur me arsyet e ngjarjes, Qatja ka dhënë disa dëshmi kontradiktore.

Pistat ku po përqendrohet hetimi janë xhelozia dhe e trafikut të drogës.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI