Flash

Akuzat për kallëzim të rremë, Gjykata pushon procedimin ndaj Bashës për çështjen “Xhisiela”

Lapsi.al 17 October 2019
Akuzat për kallëzim të rremë, Gjykata pushon procedimin ndaj

 

Gjykata ka pushuar procedimin penal të bërë nga kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për kallëzim të rremë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për çështjen “Xhisiela Maloku”.

Ka qenë organi i akuzës që ka bërë kërkesë për të pushuar çështjen në fjalë. Ndërkohë, instanca e gjykimit ka miratuar pretendimin e akuzës duke marrë vendim të formës së prerë më datë 18 shtator.

Më 27 shtator të vitit të kaluar Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kryedemokratin Basha, të cilin e akuzonte për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “kallëzim të rremë”. Kallëzimi erdhi pas denoncimit të ish-oficerit të Krujës, Emiljano Nuhut, i cili pretendonte se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të Ballës.

Djali i deputetit Rrahja, Rexhep Rrahja akuzohej nga ish e dashura e tij, Xhisiela Maloku, se e kishte dhunuar, por në një letër publike drejtuar presidentit, kryeministrisë dhe Prokurorisë, si edhe në disa intervista televizive, oficeri Nuhu deklaroi se Balla ka qenë i pranishëm në momentin kur familjarë të kolegut të tij socialist i kanë vendosur në kokë pistoletën me qëllim ndalimin e arrestimit të të akuzuarit.

Gjithashtu, Balla kallëzoi penalisht për “këllzëim të rremë” edhe ish-oficerin Nuhu, si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI