Flash

VIDEO/ Përplasja e Ramës me gazetarët: Më mirë pa punë se të punosh me drogaxhinj

Lapsi.al 17 October 2019
VIDEO/ Përplasja e Ramës me gazetarët: Më mirë pa
Kryeministri Edi Rama është përpjekur që të shmangë gazetarët e ftuar në studion e Eni Vasilit në Top Channel teksa fliste në një lidhje direkte nga zyra e tij. Edhe pse përsëriti për gazetarët epitetet e zakonshme, si: gjithollogë, zhurmaxhinj, të palexuar, etj sërish nuk pranoi asnjë pyetje prej tyre. Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama ka të drejtë të festojë edhe sot

REPLIKAT E RAMES ME GAZETARET Edi Rama: Nuk janë 9 kushte i keni numëruar gabim. Çelja e negociatave fillon me konferencën ndërqeveritare ku qeveria e BE dhe qeveria e vendit që aderon ulen në një tryezë. Për tu ulur në atë tryezë. Ne duhet të kemi kryer 2 punë. E para... Eni Vasili: Ju lutem pak regjia na rregulloni pak audion se dëgjohet keq në studio. Ndjesë zoti kryeministër! Edi Rama: Regjia është në rregull, por ju interferoni duke ndërhyrë para kohe. Eni Vasili: Ju nuk jeni nga ata që i keni frikë interferimet zoti Rama. Edi Rama: Më ler të mbaroj... Andi Bushati: Se e bëre si ERTV-ja, Eni. Ke një orë dhe po na lodh. Eni Vasili: Zoti Bushati po këmbëngul që t’ju bëjë një pyetje. Edi Rama: Të papunët atë punë kanë. Tani ne të dy që jemi në punë të mbarojmë... Andi Bushati: Të punosh me drogaxhinj? Më mirë pa punë se të punosh me drogaxhinj. (Debati në minutën 14.00)

Të këshilluara

Vidhen 2 makina luksi në 24 orët e fundit

Dy makina luksoze janë grabitur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një “Benz” në ngjyrë të zezë me targa AA 183 YO, që është vjedhur pas ...

17:39

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI