Flash

Franca vë veton kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë

Lapsi.al 17 October 2019
Franca vë veton kundër çeljes së negociatave me

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe në darkën informale që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes presidenti Emanuel Makron ka këmbëngulur se nuk është koha për të vijuar me zgjerimin, por duhet të reformohet së pari BE-ja.

TGCOM shkruan se vetoja e Francës tashmë e ka bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke venë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit të BE-së.

“Liderët e BE-së nuk mundën që të hapnin rrugën për dy vendet e Ballkanit, pavarësisht mazhoancës së krerëve të BE-së që ishin në favor të rekomandimit të dhënë nga Komisioni Europian” – shkruan TGCOM.

Ndërsa ANSA shkruan se përveç Francës, ata që kanë frenuar kanë qenë edhe Vendet e Ulëta dhe Danimarka që ishin kundër vetëm për Shqipërinë.

“Apelet e përsëritura të Komisionit Europian, Parlamentit Europain dhe Tiranës dhe Shkupit duket se nuk e bindën presidentin francez që këmbëngul në reformimin e të gjithë procesit të zgjerimit për ti dhënë më shumë besueshmëri. Vetëm atëherë sipas tij BE mund të pranojë vende të tjera. Ky pozicion i Makron duket se i shërben edhe për të frenuar forcat populiste në vendin e tij.

Letrën e fundit mbi tavolinë e vuri Finlanda për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut. Të sakrifikohet Tirana për të shpëtuar Shkupin si një tentativë për të mos destabilizuar rajonin.

“Nëse liderët e BE-së nuk na japin dritën jeshile, qeveria jonë është e vdekur” – është shprehur kryeministri maqedon Zoran Zaev. Por edhe mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut duket se nuk e kënaq Parisin, por edhe disa vende të tjera si Italia që këmbëngulin për të çelur negociatat me të dyja vendet” - shkruan ANSA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vidhen 2 makina luksi në 24 orët e fundit

Dy makina luksoze janë grabitur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një “Benz” në ngjyrë të zezë me targa AA 183 YO, që është vjedhur pas ...

17:39

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI