Flash

(VIDEO) "Paralizohet" Laçi, shkollat dhe bankat mbyllen nga përmbytjet

Lapsi.al 11 October 2019
(VIDEO) "Paralizohet" Laçi, shkollat dhe bankat mbyllen nga

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë “zhytur” në ujë qytetin e Laçit.

Në videon e siguruar nga “Lapsi.al”, paraqitet një situatë tejet problematike, ku dalja nga shtrati e një përroi jashtë qytetit ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Si pasojë e e përmbytjes, përditshmëria normale në Laç është paralizuar, pasi për të shmangur incidente të mundshme janë bllokuar disa institucione, si: shkollat, bankat etj.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në qytet është vështirësuar. ©Lapsi.al

 

https://www.youtube.com/watch?v=bgVdCajAc8w&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI