Presidenti Meta, i ka përcjellë sot një mesazh të tërthortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka rrëfyer një histori të Qazim Mulletit me Kajo Karafilin.
“Me anulimin e zgjedhjeve unë doja ta shpëtoja Edi Ramën, sepse Edi Rama ka harruar historinë e Qazim Mulletit, dhe meqenëse e ka harruar mund t’ia tregojnë në Pezë, se atje ia kanë treguar dhe e kam dëgjuar dhe unë për herë të parë nga një veteran.
Kishin rrethuar Kajo Karafilin këta njerëzit e Qazim Mulletit këtu në Tiranë, edhe i thonë Qazim Mulletit që i kemi rrethuar Kajon dhe ja kemi mbyllur të gjitha shtigjet dhe do ta këpusim. Vërtetë, i thotë ai? Po, nuk ka shteg ku del ai i gjallë nga Tirana do ta zhdukim, i thonë! Budallenj, tha, lërini një shteg të ikë shpejt se përndryshe do na vijë këtu tha dhe do na bëj copë-copë!”, - tha mes të tjerash Meta, në emisionin “Open”. ©LAPSI.al