Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit, për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke. Në Twitter, Rama e konsideron si të turpshme zgjedhjen e Handke si fitues i çmimit duke shkruar se “paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”.
“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, - shkruan Rama.
Shkrimtari austriak, Peter Handke, konsiderohet si mbështetës i hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.