Flash

Aksident i rëndë në Shijak, vdesin dy shoferë

Lapsi.al 10 October 2019
Aksident i rëndë në Shijak, vdesin dy shoferë

Dy shoferë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së makinave të tyre në Shijak, në zonën e Hardhishtes.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat janë M.T., 44 vjeç, banues në Durrës dhe N.H., 41 vjeç.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.  Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve”- njofton policia.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Të këshilluara

BE nxjerr nga “lista gri” Shqipërinë

Bashkimi Evropian ka hequr shtatë vende nga “lista gri” e pastrimit të parave, mes tyre edhe Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat ministrat e Financave të...

16:48

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI