Flash

"Shengen për Ballkanin"/ Berisha: Si pakti Tito-Enver, ka pasoja të rënda për shqiptarët

Lapsi.al 10 October 2019
"Shengen për Ballkanin"/ Berisha: Si pakti Tito-Enver, ka pasoja

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama, homologut maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për dakordimin mbi krijimin e një “shengeni ballkanik”.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ish-kryemistri e ka krahasuar këtë nismë me paktin “Tito-Enver” për bashkimin doganor, që e vë sipas tij Shqipërinë nën ombrellën politike të Serbisë dhe e largon nga ajo e Brukselit.

“Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ishJugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij perçares antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshem te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacine, Malin e Zi pa republiken e Kosoves.”- shkruan Berisha.

Më tej, ish-kryeministri shton se sipas tij, ky akt sjell dy pasoja direkte për shqiptarët: izolimin dhe vështirësimin e Kosovës në qendrimet e saj të drejta ndaj Beogradit dhe shkaterrimin përfundimtar të prodhimit bujqësor të Myzeqesë dhe të të gjithë ultësirës bregdetare dhe të fushës së Korçës, “te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij”.

Postimi i plotë

Shengeni Ballkanik si pakti Tito-Enver per bashkimin doganor!

Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!

Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ishJugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij perçares antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshem te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacine, Malin e Zi pa republiken e Kosoves.

Ky akt, i cili perveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbise dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.

Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij. sb

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI