Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partive, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.
Pak minuta më parë, ndërkaq, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.
Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë/ Express.