Flash

FOTO/ E martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, kush është Marsida Qatja, "molla" e sherrit në ngjarjen e Kavajës

Lapsi.al 10 October 2019
FOTO/ E martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, kush është

Personi që shihni në foton bashkëngjitur më poshtë është Marsida Qatja, gruaja që shërbeu si “mollë” e sherrit që u përshkallëzua në një përplasje me armë, duke shkaktuar një të vdekur dhe një të plagosur.

 

Lapsi.al ka siguruar edhe foton e viktimës, Dritan Haxhollit, 41 vjeç, (shiko më poshtë), ish të dashurit të Qatjes, si dhe të efektivit të Policisë të mbetur të plagosur, Bledar Toçi, 31 vjeç.

 

[caption id="attachment_463665" align="alignnone" width="663"] Dritan Haxholli[/caption]

 

[caption id="attachment_463664" align="alignnone" width="793"] Bledar Toçi[/caption]

 

Ndërkohë, janë zbuluar edhe detaje nga krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Kavajës. Ngjarja që do pati pasoja fatale nisi nga një konflikt verbal me mesazhe mes viktimës dhe Qatjes, nga e cila ishte ndarë prej disa javësh.

Mirëpo, ndarja nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë Qatjan, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve të mitur. Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin,

Në mesnatën duke u gdhirë e enjtja, Haxholli ka telefonuar Qatjen dhe e ka kërcënuar se nëse nuk riktheheshin bashkë, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, Qatja e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu, duke iu druajtur përballjes me të, Qatja ka thirrur të dashurin e saj aktual, Toçin, i cili i kishte ofruar ndihmë në rast konflikti.

Haxholli është future në banesë i armatosur me kallashnikov, ndërsa para tij ka dalë Toci dhe ka tentuar ta ndalë, por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto rrethana, polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte një bilanc tragjik, pasi në banesë gjendeshin edhe 3 fëmijët e mitur të Qatjes, të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç.

Nga fotot e publikuara në llogaritë e saj në rrjetet sociale, shihet se Qatja bënte një jetë luksoze. Mësohet po ashtu se e motra zotëron një agjenci turistike. Ndërsa, bashkëshorti i saj gjendet i burgosur në Gjermani. ©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI