Flash

Parlamenti holandez nis diskutimet per negociatat me Shqipërinë

Lapsi.al 8 October 2019
Parlamenti holandez nis diskutimet per negociatat me Shqipërinë

Parlamenti holandez ka nisur sot diskutimet në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për Bashkimin Europian.

Ashtu siç ishte parashikuar parlamenti do të vendosë mbi votën e saj pro ose kundër këtyre dy shteteve, ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet më 18 tetor nga KE. Ministri i Jashtëm Blok po pyetet nga deputetët për qëndrimin mbi Shqipërinë dhe dallimin mes qëndrimit të Gjermanisë dhe atij që do të ketë Holanda.

Kujtojmë se në një letër drejtuar deputetëve holandezë, ministri Blok shkruante se qeveria ndante të njëjtin mendim pozitiv si KE në lidhje me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë për Shqipërinë, duke mos saktësuar qëndrimin, Blok përshëndeste hapat konkrete të Tiranës, duke shtuar faktin se duhej të bëhej më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Të këshilluara

Anti-autokrati

Në Kosovë, fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti premton ndryshime rrënjësore. Nëse kjo do jetë e suksesshme, është e pasigurt. Por, për Ballkanin Perëndimor, mosvot...

20:39

Durrës, kapet hajduti i disa institucioneve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Elektronika" u arrestua shteta...

17:12

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI