Flash

Qosja: Kurti kryeministër, më pranë idealit të bashkimit Kosovë-Shqipëri

Lapsi.al 8 October 2019
Qosja: Kurti kryeministër, më pranë idealit të bashkimit

Akademiku dhe profesori i njohur Rexhep Qosja thotë se me Albin Kurtin kryeministër është shumë pranë ideali i bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë për Neës 24 ai shprehet se një bashkim i tillë do të bënte të kemi një shtet shqiptar dhe projekti për një shtet shqiptar do të ishte më mirë edhe për fqinjët, sikundër edhe për vetë Bashkimin Europian.

“Albin Kurti është politikan dhe me veprimtari politike të gjerë. Kurti është intelektual dhe e them këtë se ai ka përgatitje të gjerë shkencore dhe kulturore. Ky nivel i tij i përgjithshëm i tij, i cili ka bashkëpunëtor një numër intelektualësh të aftë dhe të përgatitur mirë, do të ketë parasysh interesat e Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi.

Ai e tha se do të përpiqet që të gjitha marrëveshjet të mund të realizohen. Vetëvendosje e ka theksuar se do të përpiqet të bashkëpunojë me Shqipërinë. VV tha se do bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që është një bashkim që përfaqëson interesat e popullit shqiptar në tërësi, që është vepër historike e rëndësishme edhe për rajonin, edhe për BE. Bashkimi Europian do ta ketë më lehtë me një shtet të përbërë me shqiptarë sesa me dy. Edhe mirëqenia e popullit shqiptar do të ishte më e lartë” – tha Qosja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Anti-autokrati

Në Kosovë, fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti premton ndryshime rrënjësore. Nëse kjo do jetë e suksesshme, është e pasigurt. Por, për Ballkanin Perëndimor, mosvot...

20:39

Durrës, kapet hajduti i disa institucioneve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Elektronika" u arrestua shteta...

17:12

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI