Flash

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon Presidentit emrat e kandidatëve

Lapsi.al 8 October 2019
Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon Presidentit emrat e

Këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i përcolli Presidentit të Republikës listat me renditjen e 6 kandidatëve për dy vende vakante në Kushtetuese. Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes kandidatëve të renditur në tre vendet e para: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji.

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Presidenti duhet të zgjedhë anëtarin në një nga 3 emrat e parë të listës. Në rast se nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Burime pranë KED bënë me dije se në ditët në vijim pritet t’i përcillen listat e kandidatëve edhe Parlamentit për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë.

Prej rreth dy vitesh, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të dorëheqjeve dhe shkarkimeve të gjyqtarëve nga procesi i Vettingut.

Numri i çështjeve për shqyrtim nga Kushtetuesja është mjaft i madh dhe ndër to, çështje edhe të rëndësishme, siç është ajo e zgjedhjeve të 30 qershorit, kur me dekret të Presidentit Ilir Meta ato u anuluan, por maxhoranca nuk e njohu firmën e kreut të shtetit, duke e shkuar e vetme në votime.

Të këshilluara

Durrës, kapet hajduti i disa institucioneve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Elektronika" u arrestua shteta...

17:12

Aksident në Tiranë, plagosen dy të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Kamëz. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, një mjet ka përplasur dy të mitur, 15 dhe 6 vjeç, m...

12:57

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI