Flash

Për kë flet Meta?/ "Forca të jashtme më kanë bërë presion të jashtëzakonshëm"

Lapsi.al 8 October 2019
Për kë flet Meta?/ "Forca të jashtme më kanë

Për herë të parë Presidenti Ilir Meta tha se në punën e tij si kryetar shteti ka pasur presione të jashtëzakonshme. Ai pohoi se presionet ndodhin edhe për shkak të forcave të jashtme, që ndikojnë edhe politikën vendase.

“Sado të lexosh në diplomaci, eksperienca të mëson. Nëse arrijë të menaxhoj në disa momente, të jeni të sigurt se kam presione të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme.

Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës.

Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në jetën time. Këtu nuk lejohet gabimi. E kam thënë; “Nuk jam në punë, që më kërcënojnë mua… ‘do të bëjmë këtë’, do të bëjmë atë’.

Unë jam në mision që t’i shërbejë vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”, - tha Meta.

Të këshilluara

Anti-autokrati

Në Kosovë, fituesi i zgjedhjeve Albin Kurti premton ndryshime rrënjësore. Nëse kjo do jetë e suksesshme, është e pasigurt. Por, për Ballkanin Perëndimor, mosvot...

20:39

Durrës, kapet hajduti i disa institucioneve

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Elektronika" u arrestua shteta...

17:12

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI