Flash

Gjermania i vë kusht zgjidhjen e krizës politike, Rama në delir: Lajm i mirë për negociatat...

Lapsi.al 24 September 2019
Gjermania i vë kusht zgjidhjen e krizës politike, Rama në delir:

Bundestagu gjerman vendosi sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri.

Për herë të parë, parlamenti gjerman njeh me dokumentin e vet më të rëndësishëm që ka prodhuar për Shqipërinë,  se në vendin tonë ka një krizë të rëndë politike dhe se ajo duhet zgjidhur menjëherë për të mos dëmtuar negociatat.

Por për kryeministrin Edi Rama edhe kësaj radhe negociatat janë hapur. Rama është në delir njësoj si para një viti kur tha se negociatat u hapën. Ai ka reaguar në Facebook përmes një postimi.

“LAJM I MIRE! Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE. Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave. FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË”, shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI