Flash

"Të gatshëm të shesim San Siro": mesazhi i kryebashkiakut Sala për Inter e Milan

Lapsi.al 13 September 2019
"Të gatshëm të shesim San Siro": mesazhi i

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, i hap rrugën shitjes së “San Siros”: “Në këtë pikë janë dy hipoteza mbi tavolinë: një stadium i ri mbi “San Siro” ose një stadium në Sesto San Giovanni. Unë do të shtoja edhe një të tretë, ne jemi të gatshëm ta shesim “San Siro", kurdo që do të mund të merret në konsideratë edhe hipoteza “San Siro”. Ekipet do të vendosin në interesin e tyre të ligjshëm, çfarë duhet të bëjnë, por edhe në mënyrë që t'u ofrohet atyre cdo mundësi".

"Natyrisht që Bashkia, nga San Siro nuk dëshiron të fitojë para: ne jemi jashtëzakonisht të disponueshëm për një vlerësim nga një palë e tretë, e cila thotë atë sa vlen impianti - vazhdoi Sala - Ne nuk kemi absolutisht nevojë dhe interes për të spekuluar me San Siron".

Vlerësimi i vlerës së stadiumit "mendoj se është rreth 70 milionë - vazhdoi ai - Shoqëritë mund të zgjedhin në mënyrë të ligjshme: nëse preferojnë të ndërtojnë një stadium të ri për arsyet e tyre, do të arsyetojmë edhe për këtë".

Për mundësinë e një stadiumi të ri në Sesto San Giovanni, Sala ka pranuar: "Padyshim që nuk do të ishte i mirëpritur për ne, por këtu po flasim për kompani private që për interesin e tyre të ligjshëm mund të bënin edhe një gjë të tillë. Këtu duhet të përmbledhim interesin e publikut dhe qytetit, por dhe aspiratat legjitime të shoqërive private, që duan të kenë një stadium që për to do të thotë më shumë të ardhura. Gjëja e rëndësishme është që ky vendim të arrihet së shpejti, sepse ky debat rrezikon të zvarritet për një kohë të gjatë, por ne ofrojmë bashkëpunimin maksimal për çdo mundësi" , përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI