Flash

Gazzetta dello Sport/ Miqësi apo armiqësi: pas Lazios, Strakosha i mori Berishës edhe Shqipërinë

Lapsi.al 12 September 2019
Gazzetta dello Sport/ Miqësi apo armiqësi: pas Lazios, Strakosha i

Tani Thomas Strakosha rrëmbeu gjithcka. Portieri 24 vjecar i Lazio është kthyer titullar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Tekniku, Edy Reja, e preferoi ndaj Etrit Berishës për ndeshjen kundër Francës dhe e konfirmoi në sfidën me Islandën, gjithnjë për kualifikueset e Europianit. Në ndeshjen e fundit, Berisha është ndalur për një problem muskular që e ka vënë në dyshim të madh rikuperimin e tij për të dielën në Spal-Lazio: rrezikon kështu të fshihet një tjetr përballje mes dy portierëve shqiptarë, që janë të lidhur edhe nga sezonet e kaluar tek Lazio. Madje, tre vjet më parë pikërisht nisja e Berishës drejt Atalantës hapi rrugën për Strakoshën, që u bë zëvendësi i Marchetti e pastaj titullari i pazëvendësueshëm.

Pas 11 muajsh, Strakosha është kthyer të luajë për Shqipërinë. Në fitoren 2-0 kundër Izraelit në 14 tetor, ishte ndeshja e fundit si titullar për 24 vjecarin. Pastaj në pankinë, pas shpinës së Berishës në një raport jo të lehtë me teknikun Christian Panucci. Por ndryshimi i ri teknik, me ardhjen e Reja i ka dhënë tjetër mundësi Strakoshës, që ka rigjetur vendin në kombëtare, pas një vere më në ngjitje se sa mendohej. Protokolli për rikuperimin nga dëmtimi që kishte pësuar në fundin e sezonit të kaluar ishte më i gjatë se sa parashikohej. Strakosha u bashkua në qendrën e grumbullimit të Lazio në Auronzo vetëm në pjesën e dytë. U kthye në mbrojtje të kuadratit për miqësoren e 2 gushtit kundër Bournemouth e ishte gati për startin e kampionatit dhe për thirrjen e teknikut Reja, që, ashtu si Berishën, e njihte nga koha kur ishte teknik i bardhekaltërve. Tani Strakosha është ngjitur në trenin e mabicjeve të tij me Lazio e Shqipërinë, duke i rrëmbyer sërisht dicka Berishës, mikut rival.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI