Flash

Një milion e gjysëm euro për të marrë pashaportën: Ronaldinho në garë me kohën sepse gjoba rritet…

Lapsi.al 12 September 2019
Një milion e gjysëm euro për të marrë pashaportën:

Ka mbërritur etapa e fundit e luajtur mes Ronaldinho e tatimeve në Brazil. Ish-futbollisti duhet të paguajë së shpejti tarifat e tij me thesarin e shtetit, duke likuiduar pothuajse plotësisht gjobën që iu dha atij për dëmtimin e mjedisit, pasi kishte ndërtuar një mol dhe një platformë peshkimi në Liqenin e Guaíba, në Porto Alegre. Në këmbim, lojtari duhet të marrë përsëri pasaportën e tij dhe të jetë në gjendje të mund të dalë nga Brazili.

Një situatë paradoksale që do të arrijë në përfundimin e saj. Beteja midis Ronaldinho dhe autoriteteve tatimore duket se ka gjetur detajet për një armëpushim. Katër vjet pas sanksionit, lojtari brazilian duhet të paguajë 1.3 milion euro, duke rimarrë kështu pasaportën e tij. Një arritje e rëndësishme për Dinho, në momentin që, vetëm disa ditë më parë, agjensia federale lokale, që merret me turizëm, e përfshiu atë midis 15 figurave kryesore të identifikuara për të promovuar imazhin e vendit të Amerikës së Jugut përtej kufirit.

Nëse Ronaldinho nuk e përmbush angazhimin e bërë në kohët e parashikuara, ai do të duhet të paguajë 2.1 milion plus të gjitha interesat përkatëse. Dhe është pikërisht këtu thelbi i pyetjes nëse, siç thonë zërat që qarkullojnë në Brazil, llogaria bankare e ish-kampionit të botës është pothuajse në të kuqe. Prandaj do të jetë interesante të kuptohet sa kohë do ti duhet Ronaldinho të paguajnë gjobën e, rrjedhimisht, të rimarrë pasaportën e tij, në mënyrë që të përmbushë detyrën e tij si ambasador i turizmit Brazilian.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI