Flash

"I kujtoheshin këmbët e djegura nga shkretëtira": Williams tregon emigrimin që i ndryshoi jetën

Lapsi.al 11 September 2019
"I kujtoheshin këmbët e djegura nga shkretëtira":

Shumë nuk ia dalin. Kthehen mbrapsht, ose, nëse kalojnë, arrestohen dhe përjashtohen. Të tjerë janë më me fat, e arrijnë të kapërcejnë pengesën, por kur bëhet fjalë për emigrantët, rrjeta është shumë e lartë, që ndan enklavën spanjolle të Melilla nga Maroku. Afrikën nga Europa. Një simbol i kohërave tona.

Historitë e emigrantëve zakonisht mbeten në rrjetë, por mbrëmë përmes zërit të Iñaki Williams të Athletic Bilbao, dhe mikrofonit të Larguero të radios spanjolle Cadena Ser, ajo e familjes së futbollistit mori formë në të gjithë të jashtëzakonshmen e saj.

"Këtë verë shkuam me pushime në Dubai me gjithë familjen, dhe ndër të tjera bëmë një udhëtim në shkretëtirë. Kur mbërritëm atje, nëna ime shpërtheu në lot, sepse thoshte se kjo i kujtonte asaj gjithçka që kishte vuajtur kur ishte e re, në kohën kur kaloi Saharanë, duke u nisur nga Gana. I kujtoheshin këmbët e djegura nga rëra e nxehtë".

"Kur e dëgjova duke folur, u emocionova, sepse mendova për gjithçka që kishin vuajtur prindërit e mi për të bërë mua të arrija këtu, për të më dhënë një të ardhme. E ka kaq shumë njerëz që ende vuajnë këtë lloj fati. Pasi arritën në Melilla, prindërit e mi arritën të kalojnë barrierën dhe, më pas, falë një avokati e Caritas arritën deri në Bilbao. Një rastësi që rezultoi të ishte themelore. Sepse kur nëna ime përshkoi shkretëtirën dhe kaloi rrjetën e Melilla ajo ishte shtatzënë me mua, dhe të lindurit në Bilbao më lejon të luaj për Athletic”.

"Kur nuk ke patur asgjë - përfundoi Williams - ose të ka munguar gjithçka, i jep më shumë vlerë asaj që ke, asaj që fiton, e gjithmonë përpiqesh të bësh më shumë. Pastaj unë tek nëna ime, e cila është ajo që na rriti sepse babai im shkoi të punojë diku tjetër, gjithmonë kam me vete një shembull, një udhërrëfyes: nëse në kalimin nga asgjëja tek fama do të ndodhte që të më rritej mendja, të bëja ose të thosha diçka të gabuar, më jepte një shuplakë të mirë dhe gjithçka shkonte përsëri në normalitet”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI