Flash

Keane, furi kritikash mbi Anglinë: "Çfarë nënvlerësimi. Nuk e morën seriozisht Kosovën"

Lapsi.al 11 September 2019
Keane, furi kritikash mbi Anglinë: "Çfarë

Angli argëtuese. Pesë gola, shumë raste, por edhe një farë brishtësie në mbrojtje që ka alarmuar kritikët. Dhe ka nga ata që, pavarësisht fitores, rezultati nuk i ka pëlqyer aspak. Në të vërtetë, Roy Keane ka kritikuar ashpër qëndrimin e lojtarëve të Tre Luanëve në pjesën e dytë të sfidës kundër Kosovës. Një lojë e gjykuar si e pasigurt, fluide dhe sipërfaqësore.

Sfida iu duk shumë argëtuese publikut që vlerësoi, si reagimin e skuadrës angleze, që shënoi pesë gola pas avantazhit fillestar të Kosovës dhe, më pas, kontrolloi lehtësisht ndeshjen, megjithëse pësimi i tre golave nuk është maksimumi. Dhe pikërisht në këtë pikë, ish-mesfushori i United siç raportohet nga Mirror, ka përqendruar kritikën e tij. Keane nuk i ka pëlqyer avantazhi i Kosovës në minutën e parë të ndeshjes, edhe pse ka vlerësuar reagimin e menjëhershëm të anglezëve, por as pjesën e dytë të lojës së Tre Luanëve. Duket e pajustifikueshme, sipas tij, që skuadra të pësonte tre gola dhe të binte në rendimet në pjesën e dytë të ndeshjes.

Keane, në këtë kuptim, ka pak dyshime. Sipas tij kombëtarja angleze, në pjesën e dytë të lojës, mendoi më shumë të argëtohej se sa të luante seriozisht, duke nënvlerësuar impenjimin. "Bëhet fjalë për mënyrën e qasjes ndaj lojës. Ndonjëherë lojtarët duken të pamotivuar kur ndeshja duket e mbyllur. Duket sikur e luajnë me nënvlerësim. Duke i parë në fushë, të vjen të mendosh se lojtarët nuk e kishin marrë seriozisht ndeshjen, ishte gjithçka sipërfaqësore". Të vlerësuar po, por me vërejtje. Për më tepër, është mjaft e vështirë të mendosh që një njeri si Keane, i cili gjithmonë i ka çuar gjërat deri në fund, të mund të pëlqejë një kombëtare që nuk ndjek të njëjtën filozofi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI