Flash

Më shumë se lojtarët, merkato pasuron agjentët: komisione për 529 milionë dollarë

Lapsi.al 11 September 2019
Më shumë se lojtarët, merkato pasuron agjentët: komisione

Janë ata pas cdo transferimi. Figura të rëndësishme e madje shumë herë vendimtarë, e po aq herë të diskutueshëm. Agjentët e ngrenë zërin në merkato më shumë se mendohet, shumë më shumë. E sipas asaj që bëhet e ditur nga të dhënat e Fifa Tms (Transfer Matching System) të sjella në vëmendje nga "Inside Ëorld Football", në dritaren e fundit verore të merkatos, agjentët kanë përfituar 529,3 milionë dollarë komisione.

Gjatë merkatos së fundit verore transferimet e lojtarëve në total kanë qenë 8.746, kundër 8.527 të një viti më parë. Europa, dominuese kur flitet për merkaton, ka përfshirë mbi të gjitha pesë kampionatet më të mira, nga të cilat vijnë 76% të shpenzimeve: 48 nga 50 transferimet më të kushtueshme, për më tepër, i takojnë pikërisht Kontinentit të Vjetër. Komisionet e agjentëve një vit më parë arritën 447,6 milionë dollarë, ndërsa këtë vit është vendosur rekordi prej 529,3 të këtij viti: shifra të rëndësishme të paguar në 64,9% të rasteve nga klubet blerëse.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI