Flash

Rrëfimet e Sergio Ramos: “Më pëlqenin lojtarët me flokë të gjata. Mes CR7 e Fenomenit zgjedh…”

Lapsi.al 12 September 2019
Rrëfimet e Sergio Ramos: “Më pëlqenin lojtarët me

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, është nga lojtarë që trofetë i ka në AND. Në karrierën e tij të jashtëzakonshme sportive me merengues, qendërmbrojtësi ka luajtur me pjesën më të madhe të lojtarëve të mëdhenj të kohës, aq sa të bësh përzgjedhjen se cili është më i mirë bëhet e vështirë. Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, spanjolli është shprehur: “A është Cristiano Ronaldo lojtari më i madh me të cilin ke luajtur ndonjëherë? Është një pyetje me të vërtetë e vështirë, sepse kam luajtur me kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, por Cristiano e sigurtë që ka qenë një prej më të fortëve të historisë së Realit dhe të futbollit. Nuk do të mund të harroja kurrë brazilianin Ronaldo, Roberto Carlos, Zidane, Casillas e Raul”.

Mes konstatimeve për Topin e Artë, Ramos i është kthyer edhe fëmijërisë, duke zbuluar edhe idhujt: “I adhuroja sulmuesit, sepse kur isha i vogël pëlqeja të luaja si finalizues nga ata që e dërgojnë topin në thellësinë e portës. Më pëlqente Ronaldo “Fenomeni”, pastaj Cannigia dhe Crespo, sepse i doja sulmuesit me flokë të gjata. Tek mbrojtësit pikat e mia të referimit kanë qenë Maldini, Hierro dhe seviljanët Pablo Alfaro dhe Javi Navarro”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI