Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Higuain: "Doja vetëm Juven, ka një motiv pse e lashë numrin 9"

Lapsi.al 12 September 2019
Higuain: "Doja vetëm Juven, ka një motiv pse e lashë numrin

I ndjekur gjatë nga Roma në verë, Gonzalo Higuain ka zgjedhur të qëndrojë te Juventus dhe ka fituar në pak kohë besimin e Sarri. "Mua sinqerisht kur jam kthyer askush nuk më tha asgjë - ka shpjeguar në Sky Sport - Nga dita e parë doja të qëndroja te Juventus dhe sinqerish sot jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu".

Për numrin 21: "E zgjodha vetë, është dita e lindjes së vajzës time". Me fanellën bardhezi ka rigjetur Ronaldo: "Tani është një lojtar më i kompletuar dhe i uritur për rekorde".

Ai i vjetshmi ishte ndoshta sezoni më i vështirë i karrierës së tij, i cili filloi në Milano dhe përfundoi te Chelsea, por Pipita shikon përpara. "Çdo vit duhet të rifitoj, sepse çdo vit fillon një sezon i ri dhe ajo që ka ndodhur mbetet në të kaluarën dhe ne duhet të përballemi me të tashmen dhe të ardhmen - shtoi ai -. Çdo vit për mua është shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi në një ekip të madh dhe duhet të luftojmë për gjithçka dhe sinqerisht po vitin e kaluar nuk ishte e lehtë, por fitova Europa League dhe arrita të shkoj në shifra të dyfishta. Megjithatë është e vërtetë që në nivel personal ishte një vit i ndërlikuar. Tani unë kam shumë motiv dhe dua të ndihmoj ekipin duke bërë të pamundurën për të fituar trofe".

"Goli kundër Napolit? Fitorja erdhi për shkak të fatit të tyre të keq, por duke marrë në shtëpi tre pikë fitoren e shijuam edhe më shumë"

Ndërkohë të shtunën është Fiorentina, skuadra që i ka shënuar me fanellën e Juventusit.  "Ajo ndeshje ishte emocionuese. Unë fillova nga pankina dhe shënova golin e fitores, kështu që është një emocion i shkëlqyeshëm për të kujtuar atë lojë që ishte ndeshja ime debutuese me Juventusin. Unë pres një ndeshje të vështirë, gjithmonë kur shkon në atë stadium vuan. Është një ekip i fortë, por ne duhet të bëjmë Juventusin dhe të përpiqemi të sjellim në shtëpi tre pikët që do të ishin të rëndësishme për të vazhduar në rrugën e fitoreve ".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI