Flash

"Nëse mundim Juventus, do të hamë një javë falas": Boateng zbulon premtimin e Fiorentinës

Lapsi.al 12 September 2019
"Nëse mundim Juventus, do të hamë një javë

Për Fiorentinën nuk është një javë si të tjerat. Të shtunën në Artemio Franchi vjen Juventus e në gjithë ambientin viola ka pritshmëri të madhe për sfidën me rivalët historikë. Është i ndërgjegjshëm për këtë edhe një nga të ardhurit e fundit, Kevin Prince Boateng. Ganezi zbulon një shpërblim të mundshëm në rast suksesi: "Mendoj vetëm të fitoj. E di sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe nëse fitojmë, për një javë hamë të gjithë gratis. E di se në cilët restorante do të shkoj. Më pret ndonjë biftek alla fiorentina gratis".

Për të fituar këtë çmim duhet të tejkalosh kampionët e Italisë: "Mund të bëhet gjithçka në 90 minuta. Unë kam fituar një kupë kundër Bayern me Eintracht. Duhet dita përfekte për ne dhe ajo më pak e mirë për Juven, që ka lojtarë të klasit të lartë edhe në stol".

Montella do të mbështetet te Federico Chiesa: "Ëshë i lumtur, ka kuptuar që do të mbetet këtu. Është i ri, e kuptoj: janë shumë zëra për skuadrat e mëdha, por ai duhet të bëjë mirë këtu. Është shumë i fortë dhe dëshiron të luajë në Europian. E shikoj të qetë dhe, nëse nuk është e bëj unë të jetë".

I mundur edhe debutimi i Ribery nga minuta e parë. Me francezin ka një mirëkuptim perfekt siç zbulon vetë Boateng në intervistën e Repubblica: "Qëndron si Zot. Njihemi prej 10 vjetësh, kuptohemi sepse jemi të ngjashëm në shumë gjëra".

Mbyllje dedikuar "kthesës" në aspektin e sjelljes: "Shkelja" më e madhe... që mund të bëj është kur kaloj shpejtësinë me 50 km/orë me makinë. Me 55 dhe ndjehem i çmendur". Nga ana tjetër 32-vjeçari është babai i dy fëmijëve: "E ardhmja që mendoj për ta? Një botë ku nuk ka varësi nga e keqja. Flasim më shumë për një gol që shënon Ronaldo sesa për atë që ndodh në Egjipt, për luftërat, për të vdekurit. Thuajse nuk i kuhstojmë rëndëis tragjedive".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI