Flash

Njësoj si në Rusi 2018: lojtarët e Meksikës festë me modele para humbjes me Argjentinën

Lapsi.al 12 September 2019
Njësoj si në Rusi 2018: lojtarët e Meksikës festë me

Stuhi e re kritikash përplaset mbi Meksikën, pikërisht si një vit më parë. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, pas ndeshjes me Shtetet e Bashkuara e fituar 3-0, disa nga lojtarët e Tata Martino janë parë në një diskotekë në shoqërinë e modeleve. Deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme, nëse mediat lokale nuk do të ishin thelluar duke zbuluar se dy nga modelet e pranishme kishin bërë të njëjtën rrugë me skuadrën, edhe para ndeshjes me Argjentinën, duke fjetur në të njëjtin hotel me futbollistët.

Nëse ndiqet kjo vijë logjike, nuk është befasi humbja e Meksikës 4-0 kundër albiceleste e mbi të gjitha sjellja e fjetur e lojtarëve gjatë ndeshjes. Layun është munduar të japë shpjegime: "Kishim disa orë të lira pas ndeshjes me SHBA e shkuam në një lokal që bëhej diskotekë e qendruam nga ora 15:30 deri në 20:30. Pas kësaj jemi kthyer të gjithë në hotel për të pushuar. Dikush ka thënë se ndodhi para ndeshjes me Argjentinën, por është absurde të thuhet dicka për një gjë tjetër". Nuk përmendet ndërkohë asnjë fjalë për dy modelet që kanë udhëtuar me grupin nga Neë Jersey deri në San Antonio.

Opinioni publik e ka krijuar një ide duke kujtuar, pashmangshmërisht, atë që ndodhi para Botërorit Rusi 2018. Tekniku i atëhershëm, Osorio, i kishte dhënë lojtarëve dy ditë të lira për ti kaluar me familjet. Vetm se jo të gjithë ishin kthyer në shtëpi. Disa u fotografuan në një festë në shoqërinë e 30 eskortave. Një skandal i vërtetë: Chicharito dha shpjegime në gazeta, ndërsa Ander Herrera u detyrua ti kërkonte ndjesë në rrjetet sociale të shoqes. Tani trajneri ka ndryshuar, lojtarët gjithashtu. Por si thuhet, ujku qimen e ndërron e zakonin s'e harron.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI