Flash

Juventus e detyruar të fitojë Champions për ti shpëtuar borxheve: CR7 ka fundosur llogaritë e klubit

Lapsi.al 13 September 2019
Juventus e detyruar të fitojë Champions për ti shpëtuar

Efekti Cristiano Ronaldo peshon tmerrësisht mbi llogaritë e Juventus. Semestri i fundit i Exor, holding që zotëron 63,77% të klubit, nxjerr zbuluar bardhezinjtë, të rënduar qartësisht nga pagesa e portugezit: debitet financiare kanë prekur 464 milionë, me një rritje prej 154 mln në vetëm një vit; trashëgimia ka kaluar nga 72 në 32 milionë e bilanci bardhezi do të mbyllet me një pasiv rreth 40 milionë.

Champions me cdo kusht për të frenuar një rritje debiti të vazhdueshëm në tre kontrollet e fundit. Debitet e kampionëve të Italisë janë 14,5 herë pasuria e klubit. Exor, në një komunikatë, pranon se fiksimi i madh i tifozëve bardhezinj vlen për të kthyer llogaritë në rregull. "Përfundimi i Champions League - ka shpjeguar Exor në relacionin e saj do të influencojë në mënyrë sinjifikative rezultatin ekonomik të periudhës 2019-2020, që për momentin parashikohet të mbyllet me humbje".

Nëse në aspektin e imazhit blerja e CR7 ishte një sukses i jashtëzakonshëm, është shumë më pak përsa i përket llogarive, edhe për motivin se ardhja e tij ka ngritur kostot e administrimit të organikës (294 milioni).

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI