Flash

Eto'o, dashuri e urrejtje me Mourinho: "Në Londër i thashë buratin"

Lapsi.al 13 September 2019
Eto'o, dashuri e urrejtje me Mourinho: "Në Londër i

Nëntë vjet nga Tripleta me Inter në 2010, raporti mes Eto'o e José Mourinho – dy nga protagonistët e asaj arritje – është akoma i fortë. "José është një nga personat më të mirë në futboll, ka qenë i pari që më shkroi pas vendimit tim. Meriton gjithë rispektin tim" ka zbuluar sulmuesi kamerunas që është tërhequr nga futbolli pak ditë më parë, gjatë një takimi në Madrid ku ishte prezent edhe tekniku portugez. Edhe pse në fakt, gjërat mes tyre jo gjithnjë kanë shkuar mirë: "Kujtoj që në kohët e Barcellona e Chelsea - shpjegoi Eto'o -, nuk luanim kundër Blues, por kundër Mourinho sepse ta mundje na jepte një motivim më shumë. Gjatë një sfide i thamë njëri tjetrit gjithcka, pastaj u penduam të dy. Por më pëlqen kush i thotë gjërat në fytyrë, si burri burrit". Edhe në 2014, kur ishin bashkë tek Chelsea, Eto'o e ofendoi duke imituar një plak e duke i thënë "buratin" Mourinhos: "Nuk është se kur një buratin më trajton si plak e I duhet besuar".

Rrugët e të dyve ishin kryqëzuar më parë në Milano, jo rastësisht: "Një herë ishim në tunel në Camp Nou – kujtoi Eto'o - e Mourinho mu afrua e më tha: 'Një ditë do të luash me mua’, e kështu ndodhi. Pata kënaqësinë e fatin të stërvitem prej tij tek Inter, ku u krijua një familje. Kemi ende një grup ëhatsapp ku flasim". Pastaj episodi i kthesës: "Në 2010 kur shkuam në Stamford Bridge për të luajtur me Chelsea na tha: 'Duhet të fitoni për veten, por mbi të gjitha për mua'. Shënova e sapo u kthyem në dhomat e zhveshjes pas fitores thamë: 'Nuk na ndalon më askush". E kështu ndodhi; meritë e José që krijoi një familje".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI