Flash

Tirana kërkon shkëputjen, transferta të vështira për Partizanin e Kukësin

Lapsi.al 13 September 2019
Tirana kërkon shkëputjen, transferta të vështira për

Pauza e kampionatit, për shkak të impenjimeve të kombëtares, ka përfunduar dhe skuadrat kthehen në fushë për javën e katërt të Superiores, me ngarkesën e duhur fizike dhe kohë të cmuar për të konsoliduar formacionin. Nuk mungojnë ndeshjet delicate, edhe pse në fakt më interesantet janë rezervuar të dielën kur luajnë dy nga katër pretendentët për titull.

Të shtunën do të zbresë në fushë Tirana, një tjetër skuadër që e ka fituar statusin e pretendentit me merkaton e bërë dhe 7 pikët e marra në tra javët e para. Bardheblutë do të presin Skënderbeun, që vjen në kryeqytet me mungesa të rëndësishme. Daja do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, por njohja në këtë rast pak rëndësi ka. Ndeshje në shtëpi edhe për Teutën, që në Niko Dovana do të luajë kundër Vllaznisë. Shkodranët pas humbjes me Tiranën duan të ringrihen, por do të jetë e vështirë ndaj një skuadre që në tre javë ka lejuar vetëm një gol. Shkëmbi e ka të qartë se për titull gabimet duhet të jenë të vogla, e aq më tepër në shtëpi. Shansi më i mirë për pikë për Luftëtarin e Flamurtarin ka ardhur: në sfidën e skuadrave me zero pikë gjirokastritët me një trajner të ri në pankinë, kërkojnë fitoren ndaj rivalëve direct, që do të kenë në vijën e parë një ekspert të golave si Sukaj, për herë të parë që kur ka nisur kampionati.

Të dielën është radha e Partizanit e Kukësit, me të kuqtë që sfidojnë një fushë gjithnjë problematike për ta e një trajner që i njeh më mirë se skuadrën që drejton. Starova kërkon pikë me cdo kusht: 1 në tre ndeshje është pak për ambicjen e Lacit, që synon ti shkaktojë befasi Lerdas. Partizani duhet të perfeksionojë 3-5-2, por me një tjetër ndryshim në sulm, sepse Solomon është përsëri i skualifikuar, pasi mori kartonin e dytë të kuq në tre ndeshje. Delikate edhe transferta e Ballshit për Kukësin. Blutë kanë jo pak problem me formacionin, ku Teqja e Ethemi janë të sigurtë që mungojnë, ndërsa Musolli e Maliqi në dyshim, por kundër Bylis, që vjen nga suksesi i rëndësishëm në Korcë ndaj Skënderbeut, kërkojnë fitoren për të tentuar shkëputjen në krye të klasifikimit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI