Flash

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, Marcelino: "U shkarkova sepse fitova Kupën e Mbretit"

Lapsi.al 13 September 2019
Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, Marcelino: "U shkarkova sepse

Lamtumira e tij nga Valencia ka bërë shumë zhurmë e tre ditë pas shkarkimit, Marcelino shpjegon motivin. "Jam i befasuar, nuk e prisja - sqaroi tekniku i emocionuar - Jam shumë i sigurtë se faktori që e shkaktoi ishte Kupa e Mbretit. Gjatë sezonit morëm mesazhe direkte e nëpërmjet personave të tjerë që na thoshim të mos e fitonim atë trofe. Fitorja ishte motivi që shkaktoi gjithë këtë".

Pasi e drejtoi Valencia në Champions League e fitoi kupën në Spanjë (nuk ndodhte prej 11 vjetësh), shkarkimi erdhi si rrufe në qiell të hapur. "Nuk do e kisha menduar kurrë se do fitoja shkarkimin - shtoi ai -. Kur ma komunikuan nuk e besoja. Në 19 korrik, presidenti më tha se kishte besim të plotë në punën time. Pas kësaj deklarate, si mund të mendoja se do shkarkohesha në 10 shtator?".

Një histori që të ngjashme mund të gjesh në Shqipëri, kur pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, Ernest Gjoka, u shkarkua nga Kukësi se u eleminua nga Debrecen në Europa League. I njëjti fat, në të njëjtin klub, i njëjti trajner, e pati edhe dy vjet më parë, kur u shkarkua pasi u shpall kampion për herë të parë në historinë e klubit, por u eleminua në raundin e parë të Champions. Natyrisht Marcelino, ndoshta nuk duhej të fitonte, por pika e përbashkët është: fito dhe largohu...

Marcelino zbuloi edhe bisedën me presidentin Lim: "Gjatë turneut në Singapor, këtë verë, Lim më ka përgëzuar se morëm kualifikimin në Champions e jo për fitoren në Kupën e Mbretit. Mund ta kuptoni habinë time. Cështja është se klubi e konsideronte Kupën pak të rëndësishme, gati pengesë për arritjen e Champions".

Ish-trajneri nuk e fsheh zhgënjimin: "Nuk e besoj dot, jam i zhgënjyer. Rezultatet nuk hyjnë fare, objektivat janë arritur të gjithë. E konsideroj veten fitues, nëse shkoj në dhomat e zhveshjes e ti them lojtarëve se një kompeticion nuk na intereson, atëherë cfarë mendimi do të kenë ata për mua?"

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI