Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Klopp nuk shqetësohet nga Napoli, por nga... dushet e San Paolos

Lapsi.al 13 September 2019
Klopp nuk shqetësohet nga Napoli, por nga... dushet e San Paolos

Gjendja e dhomave të zhveshjes në stadiumin San Paolo të Napolit përbëjnë cështje edhe në Angli, e më saktësisht në Liverpool, me Reds kundërshtarët e Champions për skuadrën e Carlo Ancelotti: "Shpresojmë që të rregullojnë cdo gjë - ka komentuar tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp -. Një dush e një vend për tu ndërruar duhet ta kemi. Kam parë vetëm fotot, por kam besim, shpresojmë që gjithcka të jetë e organizuar".

Edhe pse në përmirësim të vazhdueshëm, në krahasim me fotot e shkrepura nga stafi i Napolit në ditët e kaluara, cështja e dhomave të zhveshjes së stadiumit italian ka shqetësuar, e jo pak, edhe Ancelotti, dukshëm i nervozuar e i zhgënjyer për administrimin e punimeve në brendësi të stadiumit.

Nga Liverpool, Klopp po monitoron situatën me një lloj optimizmi: "Kam dëgjuar gjëra të ndryshme, kam parë foto, por nuk e di realisht gjendjen. Nuk e di, ndoshta fotot janë të majit të kaluar. Kam besim, kam besim tek UEFA e shpresoj që ti rregullojnë gjëart në mënyrë që të kem një dush e një dhomë zhveshje për tu ndërruar. Përsa kohë ka fushë, pjesa tjetër është në rregull, mund të luajmë. Sigurisht nga fotot nuk dukej një gjë e bukur. Nuk e di a po krijojmë një cështje më të madhe se është, por ne vetëm mund të shkojmë në Napoli e të pranojmë situatën që do të gjejmë aty, duke menduar të luajmë futboll".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI