Flash

"Nuk flas më me ty..." edhe mamja e Sarrit e tërbuar, që tekniku zgjodhi Juventusin

Lapsi.al 13 September 2019
"Nuk flas më me ty..." edhe mamja e Sarrit e tërbuar,

Maurizio Sarri nuk ka "tradhëtuar" vetëm tifozët e Napolit kur zgjodhi të bëhej trajner i Juventus. Sic duket, edhe e ëma nuk e ka marrë shumë mirë lajmin, si ka zbuluar Aurelio Virgili, djali i një ish-futbollisti të Fiorentinës e mik i teknikut aktual të bardhezinjve. "Miqësi në dyshim për besimin në futboll? Jo, nuk doja të ndërhyja, edhe sepse mamaja e Maurizios, kur mësoi që kishte firmosur për Juventus, i tha 'nuk flas më me ty'...".

Jo vetëm kaq në fakt. Virgili, në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, ka zbuluar edhe emrin e skuadrës me të cilën trajneri është tifoz: "Si do ti përjetojë ndeshjet Sarri? Do të bëjë punën e tij si kundërshtar për 90 minuta pastaj do të bëhet përsëri tifoz i Fiorentinës. Kur nuk arrin të shohë ndeshjen më pyet gjithnjë 'Si u luajt'? Një herë më tha se në fund të karrierës do të vijë këtu të stërvisë falas".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI