Flash

Prapaskena/ Inter entuziast për Sanchez, por lojtarët e United bënë festë: "Përse ta paguaje aq?"

Lapsi.al 8 September 2019
Prapaskena/ Inter entuziast për Sanchez, por lojtarët e United

Alexis Sanchez ishte goditja e minutës së fundit e merkatos për Inter, duke entuziazmuar tifozët zikaltër, por në Manchester, nga anët e Old Trafford, lojtarët kanë festuar shitjen e tij. Sipas prapaskenës së publikuar nga tabloidi anglez 'The Sun', në fakt, shumë lojtarë të Red Devils e konsideronin pagesën e kilenit shumë të lartë e kanë qenë shumë të lumtur për largimin e tij: "Nuk ishte një Messi, kështu që përse ti paguaje gjithë atë rrogë?", ka qenë zëri që është ngritur brenda dhomave të zhveshjes.

Pagesa e frikshme prej 505 mijë stërlina në javë (rreth 20 milionë euro në sezon) që fitonte Sanchez kishte shkaktuar shumë pakënaqësi brenda organikës së United, sidomos duke patur parasysh se kileni në 45 prezenca me fanellën e Red Devils ka shënuar vetëm 5 gola.

Sipas asaj që lexohet tek The Sun, shumë ish-shokë të Sanchez nuk e duronin dot pabarazinë e trajtimit e mes tyre edhe David De Gea, i cili për të rinovuar kontratën e tij, në skadencë në 2020 ka kërkuar nga klubi një rrogë të barabartë me atë të sulmuesit kilen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI