Juventus është kthyer në klubin ekspert me parametër zero dhe merkato ofron gjithnjë mundësi të arta. Pasi ka bërë sondazhe në Londër mbi dyshen e Tottenham: Eriksen e Alderëeireld, sipas "Express", në foksurin e bardhezinjve ka përfunduar edhe portieri i Manchester United David De Gea. Situata për spanjollin do të vlerësohet në janar nga Paratici. Portieri i kombëtares iberike në skadencë kontrate në 2020 deri tani nuk ka pranuar asnjë ofertë për rinovimin, që i kanë prezantuar Red Devils. Mbi portierin e Spanjës është edhe Psg. Nëse De Gea do të mbërrijë tek Juventus, bardhezinjtë do e vendosin Szczesny në merkato.
Strategjitë e merkatos së Juventus në vitet e fundit janë të përcatkuara: alternimi i goditjeve të mëdha me ato me parametër zero. Shoqëria bardhezi është gjithnjë e kujdesshme në lojtarë me kontratë në skadencë, si kanë treguar në vite Khedira, Emre Can, apo Rabiot e Ramsey; për këtë motiv drejtuesit e kampionëve të Italisë po studiojnë mundësitë për tu përforcuar për sezonin e ardhshëm, duke lëvizur që në janar për të mundur konkurencën.
"Daily Mail" është i sigurtë, Eriksen e Alderëeireld janë objektivë konkretë të Fabio Paratici, që kërkon të përfitojë nga vështirësitë e Tottenham për të gjetur rinovimin me lojtarët. Konkurenca nuk mungon për ty lojtarë elitarë në Europë e në kulmin e maturisë sportive. Për Alderëeireld media britanike zbulon edhe interesimin e Inter, ndërsa për danezin janë në lojë klubet më të mëdha të Europës me Real Madrid në krye, por edhe Manchester United e PSG.