Flash

"Djema ky nuk është himni ynë!": skandali i Parisit, gafa që bëri më shumë zhurmë në mediat e huaja se fitorja e Francës

Lapsi.al 8 September 2019
"Djema ky nuk është himni ynë!": skandali i Parisit,
Nuk është normale ajo që ndodhi në Stade de France, pesë minuta para fillimit të ndeshjes, kohë kur është programuar sipas standardeve të UEFA-s të luhen himnet kombëtare të skuadrave që sfidohen. Një gafë e dyfishtë e francezëve organizatorë, që luajtën himnin e gabuar dhe më pas e korigjuan duke i kërkuar ndjesë kombëtares së gabuar...Skandal, ndaj dhe jehona e këtij incidenti në Paris bëri më shumë zhurmë, në mediat e huaja, se fitorja e Francës 4-1 përballë Shqipërisë... Kush e di si janë ndjerë lojtarët kuqezi në mesin e fushës, kur kanë dëgjuar himinin që nuk ishte i tyre...? Pyetjes i jep përgjigje Gazzetta dello Sport: "Sytë e Strakoshës thonë gjithcka: "Djema ky nuk është himni ynë!". Shqiptarët mbetën të palëvizur në mesin e fushës, të turpëruar e duke mos e besuar atë që po ndodhte, ndërsa në Stade de France luhej himini i Andorrës. Ky është përshkrimi që i bën gazeta më e madhe italiane incidentit. Pas Marsejezës nuk u luajt Himni i Flamurit shqiptar, por "El Gran Carlemany", himni i Andorrës. Futbollistët panë me shikime të helmatisura përgjegjësit dhe Shqipëria protestoi, duke kërkuar të luhej himni i duhur përndryshe ndeshja nuk do të luhej. Ky ishte edhe motivi i vonesës së startit. "Cështje krenarie" sipas Gazzetta. France Football nuk mund të anashkalonte atë që ndodhi në Stade de France, pavarësisht se performanca e Francës në fushë ishte mbresëlënëse: "Gafa e madhe para ndeshjes" e parë në Twitter me komentet më pikante të tifozëve, që kanë mbetur të befasuar nga ajo cfarë panë në stadium, ku si për ti vënë vulën mendoi spikeri i Stade de France që ndjesën për himnin e Andorras ia kërkoi kombëtares së Armenisë. Edhe Guardian i ka kushtuar vëmendje skandalit me himnin kombëtar të Shqipërisë: "Franca kalon lehtësisht Shqipërisë, pas turpërimit me himnin" titullon e përditshmja britanike. "Pjesa më negative e mbrëmjes, deri në momentin kur Sokol Cikalleshi shënoi me penallti në minutën e fundit, ishte para fillimit të ndeshjes. Në Stade de France u luajt himni i Andorrës dhe Shqipëria refuzoi të luante pa u korigjuar gabimi, duke e shtyrë ndeshjen 7 minuta"...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI