Flash

"Gabova me Roshin", por ndërkohë bilancet e Edy Reja janë më keq se Panucci

Lapsi.al 8 September 2019
"Gabova me Roshin", por ndërkohë bilancet e Edy Reja

Krahasimet nuk janë asnjëherë të bukura, por shpeshherë të paevitueshme, si në rastin e teknikut të kombëtares Edy Reja me atë të paraardhësit të tij Christian Panucci. Në fakt nuk flitet këtu për eksperiencë e CV, sepse 73 vjecari ka një jetë që mëson të luajnë futboll, por situatat e ngjashme, lëvizjet e vazhdueshme në kërkim të formacionit ideal dhe rezultatet e marrë nga dy italianët në drejtimin e kuqezinjve.

Disfata me Francën nuk mund të kalohet lehtë, jo sepse nuk prisnim të mundëshim nga kampionët e Botës, por sepse skuadra ishte e shthurur, e paaftë të organizohej (vetëm penalltia ishte goditje drejt portës në 90 minuta) dhe me probleme të theksuara në aplikimin e skemës 3-5-2 ku Roshi i preferuar për Lenjanin, ishte fajtor në pësimin e të paktën dy golave: "Është përgjegjësi e imja, mendoja se do të bënte mirë - bëri mea culpa tekniku pas ndeshjes -. Mendoja se me 3 mbrapa mund të impenjonte më shumë Francën. I kërkova gjëra që nuk janë në kapacitetin e tij”.

Një pranim faji, që në fakt nuk i vlen askujt sepse pak ditë përpara përplasjes shumë të rëndësishme me Islandën, kuqezinjtë shkojnë të dërrmuar e me moralin përtokë. Një situatë e ngjashme me atë në kohën kur në krye të pankinës ishte Panucci, që u kritikua mbi të gjitha për mungesën e një formacioni fiks dhe rezultate negative. Të njëjtat simptoma që janë shfaqur edhe me 73 vjecarin, pavarësisht ndryshimit në komunikim dhe dialogun me lojtarët...

E atëherë krahasimet dalin në plan të parë. Panucci e mori skuadrën nga Gianni de Biasi, i cili pasi kaloi një periudhë të zezë, e dorëzoi tek ish-mbrojtësi i Milan me një fitore impresionuese 0-3 në Izrael. E njëjta gjë edhe për Reja, që erdhi në detyrë, pasi skuadra kaloi errësirën e rezultateve me fitoren 3-0 në Andorra, me Ervin Bulkun e Sulejman Memën teknikë tranzitorë.

E sa për rezultatet bilanci i Edy Reja është më negativ se ai i Panuccit pas tre ndeshjeve të para në pankinë. Ish-mbrojtësi kaloi 2-0 Lichtenstein, shkoi dhe barazoi në Maqedoni dhe u mposht nga Spanja 3-0 në transfertë. 4 pikë në tre ndeshje, një më shumë se Reja që e nisi debutimin me humbjen në Islandë 1-0, fitoi 2-0 në shtëpi me Moldavinë, përpara se të dorëzohej pa kushte 4-1 përballë Francës.

Jo shumë premtuese po të shohësh edhe plusvalencën e golave: 3 të shënuar e pesë të pësuar me Reja, kundër 3 të shënuar e katër të pësuar me Pannucci në pankinë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI