Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Mesfushori i Chelsea rrihet për vdekje: "Thyeja këmbët"

Lapsi.al 8 September 2019
Mesfushori i Chelsea rrihet për vdekje: "Thyeja këmbët"

"Break his legs, break his legs". "Thyeja këmbët": e këndonin vazhdimisht dhe rrezikuan ta bëjnë vërtetë. Danny Drinkwater ka përjetuar momente të vërteta terrori brenda Chinaëhite club në Manchester: mesfushori në pronësi të Chelsea e tani tek Burnley, që në 2016 u shpall kampion i Anglisë me Leicester, është rrahur për vdekje nga gjashtë persona, duke përfunduar me fytyrën e dëmtuar rëndë dhe probleme në një kavilje.

The Sun, tabloidi anglez, ka publikuar ekskluzivisht fotot e lojtarit të plagosur dhe ka mbledhur dëshmitë e atyre që kanë qenë prezent gjatë agresionit: me sa duket Drinkwater, i dehur, ka provuar të bëjë për vete të dashurën e një tjetër futbollisti që ishte në lokal, afrikano jugorit Kgosi Nthle, mbrojtës i Scunthorpe United (League Two, divizioni i katërt anglez).

Në këtë pikë debati ka degjeneruar, Drinkwater është flakur jashtë lokalit dhe aty ka pësuar agresionin, në të cilin vetë Nthle nuk ka marrë pjesë. "Kishte gjak kudo - ka rrëfyer një dëshmitar për The Sun - E dinin që ishte një lojtar i Premier League e i hidheshin qëllimisht mbi kavilje për ta dëmtuar".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI