Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Vodafone, sponsor i skuadrës së Porsche-s në “Formula E”

Lapsi.al 6 September 2019
Vodafone, sponsor i skuadrës së Porsche-s në “Formula

Vodafone do të jetë sponsori zyrtar i Porsche Motorsport në kampionatin “Formula E”, për sezonin 2019-2020. “Formula E”, themeluar në vitin 2014, është e para garë me makina tërësisht elektrike, me një pilot, me një shpejtësi mbi 200 km/orë.

Pistat e garave kalojnë në 12 qytetet më të mëdha në katër kontinente. Makinat dhe uniformat e pilotëve do të mbajnë logon e Vodafone, kur skuadra të debutojë në nëntor të këtij viti. Vodafone do të asistojë gjithashtu me mjete komunikimi dhe asistencë teknike.

“Vodafone dhe ‘Formula E’ kanë një qëllim të përbashkët. Ata i drejtohen një komuniteti të gjerë, që sa vjen e rritet, atij të njerëzve që e duan planetin. E garat me makina elektrike, që nuk çlirojnë gas, japin kontributin e tyre për një mjedis më të pastër e të shëndetshëm. Së bashku me Porsche-n do të luftojmë që të tejkalojmë çdo kufi në teknologjinë e makinave”, thotë Ahmed Essam, Drejtor Komercial i Vodafone.

Nga ana tjetër, Fritz Enzinger, zëvendës president i “Porsche Motorsport”, shtoi se: “Vodafone është një partner i hershëm i “Porsche Motorsport” dhe po na ndihmon të zhvillojmë si teknologjinë e makinave të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe teknologjinë e makinave të garës.

Vodafone beson në misionin e “Formula E” për të përqafuar inovacionin, ndaj jemi të lumtur që e kemi në krahë teksa Porsche hyn në një garë krejtësisht të re”.

Porsche, si prodhues makinash, ka qenë klienti i parë që ka punuar me Vodafone për të shtuar funksione të reja te modelet e fundit të makinave, përfshirë: hapjen e mbylljen e makinës përmes një aplikacioni në telefon, gjurmimin e vendndodhjes së makinës si masë kundër vjedhjes, dhe monitorimin e funksioneve së saj që nga karburanti te presioni i vajit dhe gomave.

Përveçse për “Formula E”, në të ardhmen e afërt do të kemi një tjetër bashkëpunim midis dy kompanive për eSports.

(ARTIKULL PROMOCIONAL)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI