Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës!

Lapsi.al 22 August 2019
Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një

Pasagjerët e aeroportit "Nënë Tereza" shumë shpejt do të kenë një arsye të fortë për të mos e ndjerë pritjen e fluturimit në zonën tranzit, falë shërbimeve të reja në standartin e aeroporteve më të mira ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji Nëntor 2019 e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka lidhur kontratë me TIA aeroport për 5 vitet e ardhshme. Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë, do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standartet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.

E themeluar në Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim, do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen e fundit për vendin tonë të qindra-mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI