Flash

Ngritja e SPAK/ Kush janë prokurorët që do të hetojnë korrupsionin (EMRAT)

Lapsi.al 21 August 2019
Ngritja e SPAK/ Kush janë prokurorët që do të hetojnë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zgjedhur 15 prokurorët që mund të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), nëse arrijnë të kalojnë me sukses kontrollin e trefishtë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Pas kryerjes së një procesi përzgjedhës, KLP bëri më 16 korrik pikëzimin e kandidaturave mes të cilëve kryesojnë prokurori Altin Dumani, aktualisht i komanduar në krye të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani ndiqet nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili zotëron një CV të pasur në hetimin e grupeve kriminale.

Pjesë e të përzgjedhurve nga Këshilli është edhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elizabeta Imeraj, aktualisht e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Imeraj është konsideruar si “gruaja e hekurt” gjatë përfaqësimit të organit të akuzës në çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ka shqyrtuar dosje të krimit të organizuar dhe të funksionarëve të lartë.

Mes të përzgjedhurve është edhe prokurori që aktualisht ka nën hetim dosjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Klodian Braho. Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra, prokurorë në Prokurorinë për Krime të Rënda janë gjithashtu në listën e 15 më të mirëve.

Më tej, lista vijon me prokurorët Ndini Tavani e Elida Kaçkini, të Prokurorisë së Tiranës, Arben Krajën, prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Anita Jellën, drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe Enkeleda Millonajn, prokurore në Elbasan.

 

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Fier (VIDEO)

Një person ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Topojë të Fierit dhe më pas është larguar,rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Sipas Policisë, personi në f...

20:12

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI