Flash

(VIDEO) Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon IKMT: Objekti 2 mijë metër katror, pa leje

Lapsi.al 21 August 2019
(VIDEO) Shembja e restorantit të Kokëdhimës, reagon IKMT: Objekti

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta Policie dhe të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), kanë zbarkuar në Porto Palermo për të kryer shembjen e restorantit “Panorma”, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, 51-vjeçarit që dhunoi një familje turistësh spanjollë, pas një incidenti në ambientet e biznesit të tij.

Mësohet se për ushtrimin e aktivitetit sipërmarrës te “Panorma”, Kokëdhima nuk ishte pajisur me lejen përkatëse, pasi ishte në proces legalizimi. "Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit."- shkruhet në njoftimin e IKMT-së.

Përbën çudi fakti që kjo papajtueshmëri me ligjin nuk është vërejtur më parë, duke konsideruar edhe pozicionimin e lakmueshëm të restorantit, ndërkohë që në aksionin e ndërmarrë me fanfarë nga qeveria kundër informalitetit, janë bllokuar biznese qoftë edhe për mosdhënien e një kuponi të vetëm tatimor.

Video ku 51-vjeçari hipën sipër furgonit të turistëve spanjollë dhe i dhunon ata, është përhapur në mënyrë virale, ka trondit mbarë opinionin publik dhe është bërë subjekt trajtimi edhe në mediat e huaja dhe ndërkombëtare.

Kokëdhima u arrestua javën e shkuar dhe qendron në qeli nën masën e sigurisë “burg pa afat”. 51-vjeçari, banues në Sarandë, ka kanosur fillimisht me fjalë turistët, që të pakënaqur nga shërbimi në lokal, kanë tentuar të largohen. Më tej, Kokëdhima ka dëmtuar mjetin e transportit privat të turistëve dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, veçanërisht shtetases spanjolle me iniciale K.R.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

 

https://youtu.be/uA1wxcAooeU

 

[video width="800" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/Video_Editor_Music_Movie_Maker_8-21-2019_92636_AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Fier (VIDEO)

Një person ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Topojë të Fierit dhe më pas është larguar,rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Sipas Policisë, personi në f...

20:12

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI