Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Adrian, heroi i rastësishëm i Liverpool: dhjetë ditë më parë ishte i papunë

Lapsi.al 15 August 2019
Adrian, heroi i rastësishëm i Liverpool: dhjetë ditë më

Liverpool e zyrtarizoi në 5 gusht, Adrian ka luajtur ndeshjen e tij të parë me Reds katër ditë më pas, duke zëvendësuar Alisson, të dëmtuar në ndeshjen debutuese të Premier League kundër Norëich, ndërsa si titullar bëri debutimin në finalen e Superkupës së Europës. Një javë e cmendur e mbyllur me britmën e triumfit: pritja e penalltisë së Abraham i dhuroi trofeun e parë sezonal Reds.

Dëmtimi i Alisson i kishte shqetësuar jo pak tifozët e Liverpool e ndoshta edhe Jurgen Klopp, i privuar nga një prej lojtarëve kyc në fitimin e Champions, portierin e tij. Por Adrian, që erdhi me parametër zero pas largimin nga Ëest Ham u tregua gati, duke rezultuar deciziv jo vetëm në penalltinë e fundit, por edhe me disa ndërhyrje fenomenale gjatë ndeshjes: "I thashë se mund të ishte heroi i mbrëmjes", tregoi Van Dijk. È sic duket paska qenë profet.

"Jam shumë i lumtur për skuadrën - ka thënë portieri spanjoll - Jam i lumtur që luaj për Liverpool e jam i lumtur edhe për tifozët. Ishte një ndeshje e gjatë, por u mbyll si duhej për ne. Penalltia? Provova ta ndaloj, e preka, por ai (Abraham) e kërkoi vetë kontaktin". Një lumturi e kuptueshme, që forcohet edhe më shumë nga prapaskena e rrëfyer nga Klopp: "Po bërtiste akoma në dhomat e zhveshjes. Nuk besoj se ka fituar shumë në karrierë". Në fakt, ka shkuar në skuadrën e duhur për ta bërë: kjo Superkupë, 32 vjec, ishte trofeu i tij i parë. E dhjetë ditë më parë ishte i papunë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI