Flash

Cristiano Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk, për Çmimin që paraprin Topin e Artë

Lapsi.al 15 August 2019
Cristiano Ronaldo sfidon Messi e Van Dijk, për Çmimin që
Cristiano Ronaldo, fitues i UEFA Nations League me Portugalinë, shënuesi më i mirë i Finals e kampion me Juventus, do të sfidojë Lionel Messi (golashënuesi më i mirë i Champions, Këpuca e Artë e fitues i Liga me Barcellona) e Virgil van Dijk (man of the Match i finales së Champions League fituar nga Liverpool e në finalen e UEFA Nations League me Hollandën). Janë ata të tre kandidatët për cmimin UEFA për Futbollistin e Vitit për sezonin 2018/19. Fituesi do të zbulohet - bashkë me fituesen për femra e lojtarët e përzgjedhur për cdo rol në UEFA Champions League – të enjten e 29 gushtit në Montecarlo me rastin e ceremonisë së shortit për fazën e grupeve të Champions. Vitin e kaluar cmimin e fitoi mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, që më pas fitoi edhe Topin e Artë. Tre finalistët janë zgjedhur nga një juri prej 80 trajnerësh të formuar nga teknikë të klubeve që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve 2018/19 të Champions League (32) e Europa League (48), e nga 55 gazetarë të seleksionuar nga grupi European Sports Media (ESM) të përfaqësuar nga cdo federatë në UEFA. Anëtarët e jurisë kanë zgjedhur tre futbollistë, duke i dhënë 5 pikë të preferuarit, tre të dytit e një të tretit. Trajnerët nuk mund të votonin lojtarë të skuadrave të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI