Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Lampard i pangushëllueshëm: "Është dërrmuese të humbasësh kështu, Chelsea i pafat"

Lapsi.al 15 August 2019
Lampard i pangushëllueshëm: "Është dërrmuese

Frankie Lampard nuk mund të ketë një fytyrë të lumtur pas humbjes me penallti kundër Liverpool, në Superkupën e Europës, por krenarinë nuk mund tia heqë dot askush. Aventura në pankinën e Chelsea nisi në mënyrën më të keqe pak ditë më parë, me dështimin në Manchester e vazhdoi me një tjetër dështim në Stamboll, por pas Superkupës tekniku i Blues mund ta shohë me besim të ardhmen.

"Jam krenar për performancën e skuadrës sime, nuk ishim me fat - shpjegoi Lampard -. Krijuam shumë raste, ashtu si Liverpool, por ne e kontrolluam ndeshjen për shumë kohë kundër një skuadre fantastike. Sigurisht nuk është e bukur ti shohësh lojtarët të trishtuar në dhomat e zhveshjes, por ndeshja ishte e mirë. Zgjedhja e Giroud? U tregua i aftë, por në një pikë të ndeshjes ishte i lodhur, ndaj futa Abraham".

E në lidhje me sulmuesin e ri, Lampard nuk ka lënë rastin ti shpëtojë pa "e mbrojtur" pas gabimit deciziv me penallti: "I thashë të mos shqetësohet, edhe unë në të shkuarën kam humbur penallti, të gjithë mund të gabojnë, por ajo që dua të shoh është besimi i një lojtari të ri të rritet". Në fund edhe një batutë për dy ditët më shumë pushim që shfrytëzoi Liverpool, që luajti të premten në Premier, ndërsa Chelsea të dielën: "Është e qartë që është avantazh për ta, sidomos në fillim të sezonit, por për mënyrën si luajtëm nuk u pa. Nuk humbëm për atë motiv, por ishte dërrmuese".

Të këshilluara

Juventus prezanton uniformën e re

Juventusi e ka publikuar fanellën e tretë për sezonin e ardhshëm, 2019/20, për të cilën kanë thënë se është punuar me “teknologjinë më të re dhe me dizajn më të...

12:46

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI