Flash

Fundi i një ëndrre/ Skënderbeu drejt shkatërrimit financiar

Lapsi.al 3 August 2019
Fundi i një ëndrre/ Skënderbeu drejt shkatërrimit financiar

Zbritja në ferr pvr Skënderbeun nuk ka fund. Skuadrës korcare as konfirmimit të dënimit 10-vjeçar në KAS, FIFA i ka nisur një shkresë ditët e fundit ku e njofton se është e detyruar ta paguajë gjobën 1 milion euro para se të nisë sezoni. Në të kundërt, edicionin e ri korçarët do ta nisin me -6 pikë shkruan Panorama Sport.

Kjo ndërhyrje e FIFA-s erdhi pasi UEFA ia ka bërë të qartë më parë Skënderbeut se duhet të paguajë gjobën para se të nisë sezoni, por zyrtarët e klubit i janë drejtuar më pas FIFA-s nëse mund të shtyhet afati për disa muaj apo jo. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se duhet të zbatojë udhëzimet dhe kërkesat që vijnë nga UEFA.

Drejtuesit e Skënderbeut thonë që betejën me UEFA-n, pas dënimit me 10 vite mospjesëmarrje në Europë dhe gjobës 1 milion euro për manipulime ndeshjesh ta vazhdojnë edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës. Veçse, për ta bërë këtë, ata duhet të vazhdojnë të funksionojnë ende si klub profesionist. E thënë ndryshe, për aq kohë sa dosja “Skënderbeu” do të jetë në zyrat e Gjykatës Federale, klubi nuk mund të shkrihet.

Kjo e komplikon akoma më shumë situatën, sepse tani Ardjan Takaj vendoset mes tri zjarreve: 1) shpenzimet për Gjykatën Federale; 2) shpenzimet për të mbajtur një ekip modest në Superiore; 3) detyrimi për të shlyer patjetër gjobën para se të fillojë sezoni. Ka shumë pak shanse që Takaj t’ia dalë mbanë duke i përballuar të tria këto “fatura”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI